Vlora Hyseni përplaset me një gazetare teksa hyn në gjykatë: Si kalon me agjentë serbë në dhomat e ‘Rognerit’? (video)

24 shtator 2026 | 12:27

Ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shqipërisë (ShISh), Vlora Hyseni, e shoqëruar nga forca të shumta policie, ka mbërritur në zyrat e Gjykatës së Posaçme.

Hyseni, e cila aktualisht është nën masën e arrestit shtëpiak, pritet të njihet sot me masën e sigurisë.

Gjatë kalimit nga rruga drejt godinës së gjykatës, Hyseni është shprehur shkurtimisht, duke iu drejtuar, siç duket, një gazetareje.

“Si kalon me agjentë serbë në dhomat e hotelit ‘Rogner’?”, ka thënë Hyseni. /TCh

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Vlora Hyseni ka mbërritur…