‘Dardanët’ kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën

24 shtator 2026 | 14:52

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar në orët e paradites stërvitjen e fundit para ndeshjes së sotme kundër Irlandës, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Në këtë seancë, e cila ka qenë pa ngarkesë fizike, përzgjedhësi Franco Foda ka dhënë udhëzimet e fundit taktike për duelin e sotëm.

“Dardanët” janë pjesë e Ligës B të Ligës së Kombeve për herë të parë.

Ndeshja mes Kosovës dhe Irlandës do të luhet sonte në “Fadil Vokrri”, nga ora 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Mbrojtësi Leard Sadriu dhe mesfushorët Vesel Demaku, Lindon Emërllahu e Meriton Korenica do ta ndjekin ndeshjen nga tribuna.

Trajneri Franco Foda e ka dorëzuar në UEFA listën me 23 lojtarët që do të jenë pjesë e ekipit për ndeshjen me Irlandën.

Katërshja nuk është përfshirë në listë.

Kosova do t’i luajë edhe tri ndeshje të tjera brenda dy javëve. Të dielën do të udhëtojë në Austri, të enjten e ardhshme do të përballet me Izraelin, ndërsa të dielën tjetër do ta presë Austrinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse afati kalimtar veror ka përfunduar, klubet mund të…