Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-së
25 shtator 2026
| 23:10
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se pas vendimit të fundit në Hagë është e domosdoshme që shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen përmes një mekanizmi të pavarur ndërkombëtar.
Behrami ka kërkuar që kjo çështje të adresohet në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, si një mekanizëm jashtë ndikimit të Bashkimit Evropian.
“Këtë çështje e kam diskutuar sot në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, së bashku me nevojën për anëtarësimin urgjent dhe pa kushte të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Behrami.



