Nesër sërish protestohet në shesh, sytë kah ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara
25 shtator 2026
| 23:40
Nesër do të ketë sërish protestë në sheshin qendror të Prishtinës.
Pas shiut të sotëm që nuk ndali turmën, edhe nesër do të kërkohet ajo që tashmë është bërë e qartë – liria e çlirimtarëve.
Platforma “Liria Ka Emër” veçse ka dalë me kërkesa konkrete për institucionet.
Bashkë me mijëra qytetarë, thirrja që po bëhet është për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. Njëherazi, po kërkohet edhe mbështetja financiare e ekipeve mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së.
Kujtojmë se protestuesit po dalin në shesh që nga 16 shtatori, dita kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi u dënuan nga Haga.



