Kongresmeni amerikan publikon letrën drejtuar EPP-së në Evropë: Vuçiq dhe partia e tij e korruptuar janë kundër qytetërimit perëndimor
26 shtator 2026
| 21:23
Kongresmeni republikan Joe Wilson i, përmes një postimi në rrjetin social ‘’X’’, ka ndarë letrën e tij që ia ka dërguar Manfred Weber, kryetar i grupit parlamentar të EPP’së.
Në postimin e tij kongresmeni amerikan ka kritikuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke thënë se ky i fundit dhe partia e tij janë kundër qytetërimit perëndimor.
‘’Isha mirënjohës që ia dërgova këtë letër Presidentit të EPP-së, @ManfredWeber. Vuçiçi dhe partia e tij autoritare dhe e korruptuar janë kundër qytetërimit perëndimor dhe nuk duhet të kenë asnjë lidhje me EPP-në. Evropa duhet të zgjohet përballë manipulimit të zgjedhjeve nga Vuçiçi dhe të këmbëngulë për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Serbi’’, ka thënë ai.



