‘Liria e Kosovës nuk gjykohet’, nisin të mblidhen protestuesit në Shkup

27 shtator 2026 | 14:08

Ka nisur grumbullimi i protestuesve në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, ku sot pritet të mbahet një protestë në kundërshtim me vendimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Qytetarët që kanë nisur të mblidhen në shesh janë parë duke mbajtur flamuj kuq e zi dhe flamuj të UÇK-së, ndërsa numri i pjesëmarrësve pritet të rritet para fillimit të protestës.

Protesta është paralajmëruar të nisë në orën 14:00.

Ajo zhvillohet në kuadër të protestave të ngjashme që po mbahen në vende të ndryshme në mbështetje të katërshes së UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sot, duke filluar nga ora 15:00, tifo-grupet kryesore në Kosovë…