Çitaku për paragrafin e Speciales: Lexojeni me vëmendje si po cilësohet lufta, mos t’ju verbojë mosdurimi ndaj katërshes së UÇK-së

27 shtator 2026 | 14:16

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka ftuar qytetarët ta lexojnë me vëmendje një paragraf të Gjykatës Speciale.

“Pastaj më thoni se këtu nuk po gjykohet vetë qëllimi i luftës së UÇK-së. Lexojeni edhe një herë dhe mendoni çfarë precedenti mund të krijojë ky arsyetim për mënyrën se si do të shkruhet e interpretohet lufta jonë në të ardhmen”.

“Mos lejoni që mosdurimi ndaj katër emrave t’ju verbojë. Sepse çështja këtu shkon përtej Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”

Më tutje ajo ka shkruar: “Nëse lufta kundër atyre që kundërshtonin pavarësinë trajtohet si pjesë e një ndërmarrjeje kriminale, atëherë pyetja nuk është më vetëm se çfarë kanë bërë katër individë. Pyetja është se si po cilësohet vetë lufta për pavarësinë e Kosovës. Dhe kjo është shumë më e madhe se katër emra. Lexojeni. Ftohtë. Pa simpati politike. Pa antipati politike. Pastaj flasim për pasojat”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Besa Ismaili nga PDK-ja ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për qasjen…