‘Korrupsioni nuk po shtohet, po goditet’, Rama: Hetimet e drejtësisë, dëshmi e një kapitulli të ri

27 shtator 2026 | 15:28

Në videomesazhin drejtuar shqiptarëve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është ndalur edhe te debati për korrupsionin dhe hetimet e drejtësisë.

Rama ka thënë se fakti që zyrtarë dhe individë të niveleve të ndryshme po hetohen nuk do të thotë se korrupsioni është shtuar, por se mekanizmat e drejtësisë po veprojnë më shumë se më parë.

Sipas tij, hetimet e pavarura dhe vendosja e individëve përballë drejtësisë janë tregues të një kapitulli të ri për Shqipërinë.

“‘Korrupsion, na mbyti korrupsioni!’ Pavarësisht bindjes dhe kahut të votës, fakti që drejtësia prek zyrtarë dhe individë të niveleve të ndryshme nuk do të thotë se korrupsioni po shtohet. Përkundrazi, fakti që, në këtë kapitull të ri për Shqipërinë, hetimet e pavarura po u hapin llogari individëve tregon se mekanizmat e drejtësisë po veprojnë më shumë se më parë. Nuk kemi pasur kurrë më parë një lloj drejtësie vërtet të pavarur. Korrupsioni nuk po shtohet, por po zbulohet dhe po goditet. Hetimi nuk është tregues i rritjes së korrupsionit. Përkundrazi, është dëshmi se ai po vihet përballë drejtësisë”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në vijim të videomesazhit drejtuar shqiptarëve, kryeministri Edi Rama ka…