Zelensky: Këtë javë, forcat ukrainase kanë vrarë dhe plagosur rreth 11 mijë ushtarë rusë

27 shtator 2026 | 15:32

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se forcat ukrainase kanë vrarë dhe plagosur rreth 11 mijë ushtarë rusë vetëm gjatë kësaj jave.

Ai ka thënë se trupat ukrainase kanë arritur rezultate të rëndësishme në drejtimin e Lymanit, në rajonin e Donetskut, si pjesë e operacionit “Vivaldi”.

“Në përgjithësi, këtë javë, në të gjithë sektorët e operacioneve aktive luftarake në front, njësitë tona neutralizuan 10,660 trupa ruse (të vrarë dhe të plagosur). Dhe çdo humbje e tillë ruse konfirmohet me prova video. Operacionet më intensive luftarake po zhvillohen në drejtimet e Pokrovskut, Kostiantynivkës dhe Lymanit. Detyrat po kryhen në rajonet e Zaporizhzhias, Kharkivit dhe Sumyt”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Zelensky ka falënderuar forcat ushtarake për rezultatet e treguara në terren në përballje me agresionin rus.

“Faleminderit të gjithëve për rezultatet, luftëtarë! Çdo javë e tillë në front që bëhet e jona – ukrainase – për sa i përket situatës së përgjithshme, e pengon Rusinë të ndërmarrë aktivitete më të mëdha sulmuese kundër Ukrainës. Së bashku me Komandantin e Përgjithshëm, kemi përcaktuar gjithashtu hapat tanë të ardhshëm aktivë”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti i Argjentinës ka shpallur 6 tetorin ditë pushimi zyrtar,…