“Kur preket UÇK-ja, ngrihemi të gjithë” – mesazhi i nxënësve nga Prizreni

27 shtator 2026 | 18:09

Nxënësit e Shkollës “Hysen Rexhepi” në Prizren kanë publikuar një mesazh në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një videoje të realizuar si dedikim, nxënësit kanë shprehur solidaritetin e tyre me ish-drejtuesit e UÇK-së.

Në videon e publikuar, ata përcjellin mesazhin: “Kur preket UÇK-ja, ngrihemi të gjithë”.

Mesazhi vjen në kohën kur në Kosovë dhe në diasporë po zhvillohen aktivitete dhe tubime në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë protestuar sot në Shkup…