Këto janë tri çështjet që u diskutuan në takimin Kurti-Hamza

27 shtator 2026 | 20:22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sonte takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Në takim janë diskutuar tri çështje kryesore, një ditë para seancës së Kuvendit.

Një nga temat e diskutimit ka qenë deklarata që pritet të miratohet nesër nga Kuvendi lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Po ashtu, Kurti dhe Hamza kanë diskutuar për ndryshimet në Projektligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe për çështjen e presidentit të Kosovës.

Seanca pritet të nisë nesër me fillim të orës 11:00./klankosova/

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, kryetari i Prishtinës,…