Kurti publikon videon nga vizita në SHBA: “Në fokus drejtësia, siguria dhe e ardhmja euro-atlantike”

27 shtator 2026 | 21:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një përmbledhje të vizitës së tij në SHBA gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ai tha se gjatë takimeve me liderë, zyrtarë të lartë dhe drejtues të institucioneve ndërkombëtare janë diskutuar çështje të rëndësishme për Kosovën.

Kurti përmendi aktgjykimin në Hagë, personat e zhdukur gjatë luftës, përfshirjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në delegacionin shtetëror, si dhe temat e ekonomisë, sigurisë, mbrojtjes dhe integrimit euro-atlantik.

Ai veçoi gjithashtu takimet me mërgatën shqiptare në New York.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gazetari i njohur i CNN-it, Fareed Zakaria, e ka përballur…