Haradinaj dërgon mesazh nga protesta: Shpresoj që zëri i këtij populli nuk i ka penguar takimet e errëta

27 shtator 2026 | 22:13

Daut Haradinaj i Aleancës, ka dërguar një mesazh nga nata e 12-të e protestës në sheshin e Prishtinës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.

Haradinaj ka thënë se “shpresoj që zëri i këtij populli nuk i ka penguar takimet e errëta”.

Reagimi i tij vjen pasi që kryeministri Albin Kurti është takuar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Populli në këmbë për 12 ditë e natë, në kërkim të drejtësisë për çlirimtarët. Shpresoj që zëri i këtij populli nuk i ka penguar takimet e errëta”, thuhet në postimin e Haradinajt.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ferdonije Qerkezi i është bashkuar protestës së mbajtur në Gjakovë,…