Prishtina në Bloomberg Global HQ në tavolinën e ideve që po ndryshojnë botën
28 shtator 2026
| 11:12
Në selinë globale të Bloomberg në Nju-Jorku, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, diskutoi për ndryshimet gjeoekonomike dhe ndikimin që inteligjenca artificiale dhe të dhënat e mëdha po kanë në ekonominë globale.
Ai ka theksuar se Prishtina është një nga kryeqytetet më të reja të Evropës, me të rinj të talentuar, kreativë dhe të lidhur natyrshëm me teknologjinë. “Kjo gjeneratë është një prej potencialeve më të mëdha të qytetit”, ka theksuar Rama.
Gjatë kësaj vizite, kryetari Rama prezantoi ambicien për ta lidhur Prishtinën edhe më fuqishëm me ekonominë, teknologjinë dhe mundësitë globale.



