Messi drejt një tjetër rekordi
Lionel Messi vazhdon të mahnisë edhe në moshën 39-vjeçare.
Ylli argjentinas ka shënuar një tjetër gol spektakolar, këtë herë nga goditja e dënimit, duke e treguar edhe një herë klasin e tij të jashtëzakonshëm.
Messi e ka dërguar topin në rrjetë me një goditje perfekte, duke e lënë portierin e Columbus Crew pa mundësi reagimi, shkruan “OneFootball”.
Një tjetër perlë nga kapiteni i Inter Miamit, i cili vazhdon të shkruajë histori edhe në vitet e fundit të karrierës së tij.
Ky gol mund t’ia hapë rrugën Messit drejt një tjetër rekordi, ndërsa argjentinasi vazhdon të shtojë statistikat e tij mbresëlënëse nga goditjet e dënimit.
Me 76 gola nga goditjet e dënimit, Messi tash ka nevojë edhe për tre gola për ta kaluar rekordin e Marcelinho Cariocas.
Pavarësisht moshës, Messi vazhdon të dëshmojë se goditjet standarde mbeten një prej armëve të tij më të rrezikshme.
Një goditje e jashtëzakonshme nga një futbollist që duket se nuk ngopet kurrë së shënuari.



