Gjilan, mbi 87 mijë euro për mbështetjen e bizneseve përmes granteve

29 shtator 2026 | 13:28

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë me dije se Komuna e Gjilanit do të vazhdojë për të katërtën herë me radhë mbështetjen e bizneseve lokale përmes granteve.

Hyseni njoftoi se, së bashku me drejtoreshën nacionale të Help-it në Kosovë, Shqipe Breznica, ka nënshkruar marrëveshjen e re të bashkëpunimit për projektin “Punë dhe Aftësi për Parandalimin e Migrimit në Kosovë”, i cili financohet nga Zyra Federale Gjermane për Migracion dhe Refugjatë (BAMF).

Sipas Hysenit, nga ky projekt do të përfitojnë më shumë se 30 biznese të reja dhe ekzistuese në Gjilan, të cilat do të mbështeten me pajisje dhe materiale punuese.

“2,500 euro është vlera mesatare e grantit për secilin përfitues, ndërsa 87,500 euro është vlera totale e projektit, ku Komuna e Gjilanit bashkëfinancon me 49% të mjeteve”, ka bërë me dije Hyseni.

Përveç mbështetjes materiale, përfituesit do të ndjekin edhe trajnime profesionale, mentorim dhe këshillim, me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm të bizneseve të tyre.

“Po vazhdojmë me punë konkrete dhe mbështetje për ekonominë lokale dhe rininë tonë!”, ka deklaruar kryetari Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sot, në sallën e Kuvendit Komunal, kryetari i Komunës së…