Lushtaku: Kurti po tenton të blejë kohë për ligjin e Speciales
30 shtator 2026
| 13:43
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka kritikuar Qeverinë për vonesën në procedimin e projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Duke folur në “T7”, Lushtaku ka deklaruar se, sipas tij, kryeministri Albin Kurti po tenton të “blejë kohë” dhe të zbusë qëndrimin e protestuesve.
“Vonesa e tij nuk ka shpjegim, për mendimin tim, vetëm se me ble kohë”, ka deklaruar Lushtaku.
Ai ka kërkuar shqyrtim urgjent të projektligjit, duke thënë se deklarata e përbashkët e miratuar në Kuvend duhet të reflektohet edhe në ndryshimet ligjore.



