Donnarumma në “radarët” e Real Madridit

30 shtator 2026 | 15:01

Real Madridi e ka vendosur Gianluigi Donnarummën në listën e objektivave për portën.

Klubi madrilen po e shqyrton portierin italian si pasardhës të mundshëm të Thibaut Courtois, në rast se Manchester City detyrohet të shesë lojtarë për shkak të çështjes financiare.

Donnarumma, 27-vjeçar, iu bashkua Manchester Cityt në vitin 2025 dhe ka kontratë me klubin anglez deri në qershor të vitit 2030.

Portieri italian vlerësohet rreth 45 milionë euro, ndërsa interesim për të kanë shfaqur edhe Bayern Munichu, Juventusi dhe Interi.

Real Madridi pritet ta monitorojë situatën dhe mund të tentojë transferimin e Donnarummës nëse ndaj Manchester Cityt vendoset një sanksion i rëndë financiar.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Komisioni për Buxhet ka miratuar me tetë vota për Projektligjin…