Deliu-Kodra: Papërgjegjësi e madhe kombëtare të shpërbëhet Kuvendi pa u votuar ligji për Specialen
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka folur lidhur me ligjin për Gjykatën Speciale, duke kritikuar mungesën e veprimeve konkrete në këtë drejtim.
Ajo tha se shpërbërja e Kuvendit pa u votuar ky ligji do të ishte, sipas saj, papërgjegjësi e madhe kombëtare.
“Është papërgjegjësi e madhe kombëtare me e leju që me u shpërbë Parlamenti, pa u votu ligji. Kjo më shumë dhemb për mungesën e vetëdijes politike, kombëtare e shoqërore që e kanë disa politikanë”, ka deklaruar ajo.
Deputetja e PDK-së tha se ligji nuk i zgjidh të gjitha çështjet, por e konsideroi atë një pikënisje për një qasje të përbashkët politike.
“Nuk i rregullon ligji të gjitha, por është një pikënisje e një strategjie të përbashkët, gjithëkombëtare dhe kushdo që këtë punë e sheh të izoluar, është shumë e dhimbshme”, u shpreh Deliu-Kodra.



