Behrami: Dy premtime ndërkombëtare u shndërruan në pabesi ndërkombëtare
30 shtator 2026
| 22:50
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, i ftuar sonte në emisionin “Politiko”, ka folur për zhvillimet në Gjykatën Speciale në Hagë dhe proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Behrami ka deklaruar se, sipas tij, dy premtime ndërkombëtare nuk janë përmbushur dhe janë shndërruar në atë që ai e cilësoi si “pabesi ndërkombëtare”.
“Dy premtime ndërkombëtare kanë rënë dhe janë shndërruar në atë që unë e quaj pabesi ndërkombëtare. Njëra ka të bëjë me motivacionet dhe ndryshimet radikale që i ka pasur Gjykata Speciale. Përnjëherë, që nga dita e parë, ata kanë hequr dorë nga jetësimi i nenit 1”, ka thënë Behrami.



