Mark Rutte: Rusia po paguan një çmim të madh për luftën në Ukrainë

02 tetor 2026 | 08:20

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se jo vetëm Ukraina, por edhe Rusia po përballet me pasoja të rënda për shkak të luftës së nisur nga Vladimir Putin.

Gjatë një paraqitjeje të përbashkët me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrin holandez Rob Jetten, Rutte tha se Rusia po paguan një “çmim të madh” për luftën.

“Nuk janë vetëm ukrainasit që po vuajnë. E gjithë Rusia po paguan një çmim të madh për luftën që zgjodhi Putini”, deklaroi Rutte.

Ai akuzoi presidentin rus se po dërgon dhjetëra mijëra të rinj rusë në front, duke pretenduar se ata po humbin jetën pa arritur objektivat e Moskës.

Sipas Rutte, Putin “po dështon në fushën e betejës” dhe nuk është në gjendje të frikësojë Evropën.

Deklaratat e kreut të NATO-s vijnë në një kohë kur lufta në Ukrainë vijon dhe aleatët perëndimorë vazhdojnë të diskutojnë mbështetjen ushtarake dhe politike për Kievin.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka…