Haradinaj: Më 6 tetor do të duhej të ishim krejt në shesh, me një kërkesë drejtuar atyre që përfaqësojnë popullin
Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas protestës së djeshme, duke e cilësuar atë si masive dhe në frymën e asaj që, sipas tij, i ka hije shqiptarit.
Haradinaj ka kritikuar adresimet e bëra gjatë protestës, duke thënë se ato ishin të paqarta dhe se nuk e ka kuptuar qartë mesazhin e tyre.
“Protesta e djeshme ishte masive, ishte bash qysh i ka hije shqiptarit. Adresimet ishin të paqarta, nuk i kuptova”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Ai ka ngritur shqetësimin edhe për përfundimin e mandatit të Kuvendit, duke theksuar se kanë mbetur vetëm katër ditë.
“Edhe 4 ditë Kuvendit i përfundon mandati, pra nuk e paralajmëruat qartë”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka kërkuar që të bëhet e qartë se kush është kundër plotësim-ndryshimeve të ligjit dhe kush, sipas tij, “e bëri argatin e dreqit”.
Në fund, deputeti i Aleancës ka bërë thirrje që më 6 tetor qytetarët të jenë në shesh, me një kërkesë të drejtpërdrejtë ndaj përfaqësuesve të tyre.
“Më 6 tetor do të duhej me qenë krejt në shesh, me një kërkesë drejtuar atyre që përfaqësojnë popullin”, ka shkruar Haradinaj.



