Aroma që ‘pushton’ Prishtinën, ‘Galla Caffe’ sjell kafenë e cilësisë së lartë në Festivalin e Kafes dhe Çajit
“Galla Caffe” është duke marrë pjesë në Festivalin e Kafes dhe Çajit që po mbahet në Prishtinë, duke sjellë për vizitorët një përvojë të veçantë të kafesë dhe shijes.
Në hapësirën e “Galla Caffe”, adhuruesit e kafesë kanë mundësi të provojnë një kafe të përzgjedhur, e cila dallohet për cilësinë dhe shijen e saj.
Pjesëmarrja në këtë festival ka qenë një mundësi për “Galla Caffe” që të prezantojë produktet e saj para një numri të madh të vizitorëve dhe të afrojë edhe më shumë publikun me përkushtimin ndaj cilësisë.
Kafeja e “Galla Caffe” karakterizohet nga shija e pasur dhe aro
ma e veçantë, duke synuar të ofrojë një përvojë të këndshme për çdo adhurues të kafesë.

Festivali i Kafes dhe Çajit në Prishtinë ka mbledhur, prodhues dhe adhurues të këtyre pijeve, ndërsa “Galla Caffe” është një nga pjesëmarrësit që po i jep këtij eventi një tjetër mundësi për të shijuar një kafe cilësore dhe të shijshme.







