G7 do të lëshojë deri në 100 milionë fuçi naftë, synon frenimin e çmimeve

02 tetor 2026 | 23:17

Vendet e grupit G7 janë pajtuar që të lëshojnë 100 milionë fuçi naftë nga rezervat e tyre për ta ndihmuar uljen e çmimit të karburanteve.

Në një deklaratë të lëshuar pas një video-konference të premten pasdite, grupi tha se rezervat do të fillojnë që të lëshohen menjëherë, për një periudhë prej katër muajsh, raporton televizioni BBC. Lëshimi i rezervave do të jetë i bashkërenduar përmes Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Të premten, çmimi mesatar për një litër naftë në Britani e kaloi vlerën prej 2 funtesh për herë të parë.

Çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i luftës së iranit, kur trafiku nëpër Ngushticën e Hormuzit u ndërpre pothuajse tërësisht.

Ministri i Transportit i Britanisë, Keir Mather, tha të premten në mëngjes se furnizimi i vendit me naftë është “i fuqishëm”, pasi vjen nga një gamë e gjerë burimesh.

Pronari i disa pompave të karburanteve në Britani i tha BBC-së se nuk ka parë blerje me panik nga qytetarët.

Megjithatë, një burrë në Buckinghmashire, i cili udhëton shumë për punë, thotë se është duke shpenzuar “gati 500 funte në muaj më shumë për karburante”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti Eman Rrahmani ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së…