Hektor Beqiri: Pas Berlinit, më 10 tetor shihemi në Bruksel

04 tetor 2026 | 18:38

Veprimtari dhe organizatori i tubimeve të diasporës në kuadër të nismës “Liria ka emër”, Hektor Beqiri, ka falënderuar mërgimtarët për pjesëmarrjen në tubimet e zhvilluara në Munih dhe Berlin, duke bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë edhe në tubimin e radhës në Bruksel.

Përmes një reagimi, Beqiri ka vlerësuar pjesëmarrjen e mërgimtarëve në këto organizime, të cilat, sipas tij, kanë përcjellë mesazhin për drejtësi dhe mbështetje ndaj çlirimtarëve.

“Pas tubimit të djeshëm në Munih, ku shumë mërgimtarë dolën në mbështetje të çlirimtarëve, sot ishim dëshmitarë të një tjetër tubimi të fuqishëm në Berlin.

Në kryeqytetin gjerman, edhe një herë ngritëm zërin për drejtësinë e luftës sonë dhe kundër padrejtësisë së madhe që ndodhi në Hagë”, ka shkruar Beqiri.

Ai ka theksuar se tubimet e diasporës po dëshmojnë, sipas tij, rëndësinë e unitetit dhe organizimit të mërgatës shqiptare.

“Këto tubime po na japin edhe më shumë forcë dhe po dëshmojnë se, kur jemi të bashkuar, jemi fuqi dhe jemi një zë që nuk mund të injorohet”, ka deklaruar Beqiri.

Ai ka falënderuar pjesëmarrësit dhe organizatorët për kontributin e tyre, ndërsa ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin e radhës, i cili do të mbahet më 10 tetor në Bruksel.

“Tani e ka radhën Brukseli!”, ka shkruar Beqiri, duke shtuar se në kryeqytetin belg duhet të mblidhen sa më shumë mërgimtarë për të përcjellë mesazhin e tyre.

“Le ta bëjmë Brukselin një tjetër dëshmi të unitetit dhe vendosmërisë sonë.

10 tetor – Bruksel. Të jemi të gjithë atje!

Liri për çlirimtarët!”, përfundon reagimi i tij.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Rusia ka paralajmëruar se do të intensifikojë sulmet ndaj objektivave…