GOOOOOOOOL, Kosovë 1-0 Austri: Zhegrova pason, Asllani shënon

04 tetor 2026 | 19:35

Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

“Dardanët” kanë realizuar për 1-0, me Fisnik Asllanin që ka shënuar pas një pasimi fenomenal të Edon Zhegrovës.

Zhegrova ka dhuruar një asistim të bukur për Asllanin, i cili e ka dërguar topin në rrjetë, duke ndezur atmosferën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ky është një moment i rëndësishëm për Kosovën, e cila kërkon fitoren ndaj Austrisë për të vazhduar garën në Grupin B të Ligës së Kombeve. Austria e kishte mposhtur Kosovën 3-1 në Vjenë në përballjen e parë mes dy skuadrave.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pas ditësh diskutimesh në rrjetet sociale, këngëtarja Blerina Matraku ka…