Mbyllet ndeshja, Kosovë 1-1 Austri: Goli i Asllanit na e dhuron një pikë

04 tetor 2026 | 19:55

Kosova dhe Austria kanë barazuar 1-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një sfidë të luftuar deri në fund.

“Dardanët” kaluan në epërsi përmes Fisnik Asllanit, i cili realizoi pas një asistimi fenomenal nga Edon Zhegrova.

Austria reagoi në pjesën e dytë dhe arriti ta barazojë rezultatin përmes Christoph Lang, duke e rikthyer ndeshjen në baraspeshë.

Në fund, të dyja skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë pas 90 minutash lojë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Austrisë në stadiumin “Fadil…