Haradinaj uron Kushtrimin dhe Aurorën për martesën: Shumë fat e lumturi

04 tetor 2026 | 23:06

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Kushtrimin dhe Aurorën për martesën e tyre.

Haradinaj ka bërë të ditur se së bashku me bashkëshorten e tij, Anitën, kanë marrë pjesë në gazmendin e çiftit, ku ishin të pranishëm shumë miq nga Kosova dhe diaspora.

“Një kapitull i bukur po fillon për Kushtrimin dhe Aurorën, duke i hapur rrugë shumë momenteve e mundësive që do t’i përjetojnë së bashku”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka uruar familjet Kelani dhe Rrusta për martesën, ndërsa çiftit i ka dëshiruar fat dhe lumturi në jetën e përbashkët.

“Sot, në gazmendin e tyre, bashkë me Anitën patëm nderin të jemi mes shumë miqve nga mbarë vendi dhe diaspora”, ka shkruar Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndeshjes mes…