Kurti: Kosova luajti më mirë se Austria, barazimi nuk pasqyroi çfarë pamë

04 tetor 2026 | 23:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndeshjes mes Kosovës dhe Austrisë, e cila përfundoi me rezultat 1:1.

Kurti ka vlerësuar paraqitjen e Përfaqësueses së Kosovës, duke thënë se përfaqësuesja jonë luajti më mirë dhe se rezultati nuk pasqyroi atë që u pa në fushë.

Sipas tij, Austria pati më shumë fat, ndërsa futbollistët kosovarë treguan përkushtim dhe u paraqitën si ekip.

“Kosova luajti më mirë se Austria. Austria pati më shumë fat se Kosova. Barazimi 1:1 nuk pasqyroi çfarë pamë. Futbollistët tanë shkëlqyen si ekip me përkushtim”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se Kosova po përmirësohet vazhdimisht dhe se potenciali i ekipit në të ardhmen është më i madh se niveli aktual.

Kurti ka përmendur edhe rastet e humbura të Kosovës, duke theksuar se ekipi pati të paktën tri mundësi të tjera të mira për të shënuar.

“Pati së paku tri shanse të tjera për gol, të tilla që na lanë pa frymë”, ka shkruar ai.

Në fund, Kurti ka thënë se Kosovës i duhet më shumë vëmendje dhe vetëbesim në ndeshjet e ardhshme, ndërsa ka uruar Përfaqësuesen për paraqitjen.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Flamuj kuqezi, simbole të UÇK-së dhe thirrje për drejtësi mbushën…