Gjithë natën në shesh, pas tendave, protestuesit ndezin edhe zjarre

04 tetor 2026 | 23:14

Një numër qytetarësh po vazhdojnë të qëndrojnë në sheshet e Prishtinës, duke protestuar.

Protesta e sotme është një ditë përpara se të mbldihet Kuvendi i Kosovës, të hënën nga ora 09:00, ku pika e parë e rendit të ditës do të jetë ndryshim-ligji për Dhomat e Specializuara, propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Protesuesit kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë gjithë natën para Kuvendit, duke kërkuar pikërisht ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Fillimisht ata vendosen tenda, ndërkaq më pas ndezën edhe zjarr për të sfiduar temperaturat e ulëta gjatë natës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Kushtrimin dhe Aurorën…