Vendosen tenda në shesh pas paralajmërimit të protestuesve se do të qëndrojnë gjithë natën te Kuvendi
04 tetor 2026
| 22:31
Edhe sonte në Prishtinë po vazhdon protesta në sheshin “Skenderbeu”, kundër verdiktit të Gjykatës Speciale që rezultoi me burgim për katër ish-krerët e UÇK-së.
Protesta e sotme është një ditë përpara se të mbldihet Kuvendi i Kosovës, të hënën nga ora 09:00, ku pika e parë e rendit të ditës do të jetë ndryshim-ligji për Dhomat e Specializuara, propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Në lidhje me këto zhvillime, një grup qytetarësh kanë paralajmëruar se do qëndrojnë gjithë natën para Kuvendit të Kosovës.
Tashmë janë vendosur edhe tendat para Kuvendit, ku protestuesit do të kalojnë natën aty.



