LDK-ja nuk mori pjesë në votim për ndryshimet në Ligjin për Specialen
05 tetor 2026
| 11:44
Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Të 91 deputetët që morën pjesë në votim votuan për.
Ndërkaq LDK-ja nuk mori pjesë në votim për ndryshimet në Ligjin për Specialen.
LDK-ja tha se nuk mund të bëhet pjesë e nismës, duke argumentuar se ndryshimet e propozuara “mund të mos prodhojnë efekt juridik”.
Sipas LDK-së, rruga për ndryshimin e një aktgjykimi është ajo gjyqësore, përmes apelit.



