Gërvalla arrin në sallën e Kuvendit pasi kaloi në lexim të parë ndryshimi i Ligjit për Specialen, shihet teksa flet me Kurtin
05 tetor 2026
| 12:40
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka arritur në sallën e Kuvendit të Kosovës, teksa tashmë po diskutohet për disa emërime të Bordit të ZRRE-së.
Ajo është parë teksa ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Kreu i LV-së pritet të takohet me kreun e PDK-së, Bedri Hamza, pasi është votuar në lexim të parë ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.



