Driton Gojani zgjedhet kryesues i bordit të ZRRE-së, kryeshefi i deritashëm humb garën në Kuvend
05 tetor 2026
| 13:39
Driton Gojani është zgjedhur kryesues i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).
Me 62 vota për, Gojani është zgjedhur në këtë pozitë me votat e shumicës parlamentare, në seancën e sotme të Kuvendit.
“Në bazë të raportit të komisionit zgjedhor, konstatojmë se Driton Gojani zgjidhet kryesues i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë me mandat pesëvjeçar”, ka konstatuar nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola.
Kundërkandidati i tij, kryeshefi i deritashëm i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka marrë 7 vota.



