Çitaku: Ftojmë të gjithë deputetët të kthehen në sallë dhe ta votojnë Ligjin për Dhomat e Specializuara

05 tetor 2026 | 16:28

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se si parti do të qëndrojnë në sallën plenare, ndërsa u ka bërë thirrje partive të tjera politike që të marrin pjesë në seancë, në mënyrë që ligji të votohet në lexim të dytë.

Pas seancës së jashtëzakonshme plenare, ajo ka thënë se çështja e presidentit është e ndarë nga ajo e Speciales.

“I ftojmë të gjithë deputetët të kthehen në sallë dhe të votojnë në lexim të dytë Ligjin për Dhomat e Specializuara. Çështja e ligjit dhe çështja e presidentit janë të ndara. Votimi i ligjit është detyrim jo vetëm politik, por edhe kombëtar. Çështja e presidentit është çështje e marrëveshjes, janë totalisht të ndara”, ka thënë ajo. /EO

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se…