Përfundon seanca e jashtëzakonshme, nuk hidhet për votim në lexim të dytë Ligji për Specialen

05 tetor 2026 | 16:14

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë seancë është miratuar në lexim të parë Projektligji për Dhomat e Specializuara, si dhe disa projektligje të tjera.

PDK-ja ka kërkuar që Projektligji për Specialen të votohet sot në lexim të dytë, por mocioni procedural i kësaj partie nuk është hedhur në votim nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Pas votimit të disa ligjeve të propozuara nga Qeveria Kurti, Haxhiu ka mbyllur punimet e kësaj seance, ndonëse Kuvendi është i rrethuar nga protestues, të cilët po kërkojnë që sot të votohet në lexim të dytë Projektligji për Specialen.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dhe momenti po vjen. Lionel Messi do të luajë ndeshjen…