E kthyen fizikisht brenda rrethojave, kush është deputeti i VV që protestuesit s’e lejuan të largohet
05 tetor 2026
| 17:30
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, është ndaluar dhe është kapur dhunshëm nga protestuesit teksa po tentonte të largohej nga objekti i Kuvendit të Kosovës.
Protestuesit e kanë kthyer atë brenda rrethojave që policia i ka vendosur duke kërkuar që deputetët të mos lejohen të largohen pa u votuar Ligji për Dhomat e Specializuara.
Fahrush Rexhepi është profesor në Fakultetin e Studimeve Islame dhe ka shërbyer për disa mandate si dekan i këtij fakulteti.
Protestuesit, të cilët që nga mbrëmja e kaluar po qëndrojnë para Kuvendit, kërkojnë miratimin e plotë të Projektligjit për Gjykatën Speciale.



