Gazi lotsjellës depërton brenda Kuvendit, largohen deputetët
05 tetor 2026
| 19:32
Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës pranë hyrjeve të Kuvendit të Kosovës, ku janë mbledhur protestuesit pas moshedhjes në votim, në lexim të dytë, të Ligjit për Dhomat e Specializuara, raporton Ekonomia Online.
Protestuesit kanë bllokuar hyrjet e Kuvendit, duke penguar për disa orë daljen e deputetëve dhe gazetarëve nga objekti.
Deputetët kanë qëndruar të bllokuar brenda Kuvendit për orë të tëra, ndërsa deri më tani nga objekti janë larguar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.



