AKTGJYKIMI I HAGËS: NJË FITORE SERBE

05 tetor 2026 | 21:33

Politologu, shkrimtari dhe intelektual belg me origjinë shqiptare, Safet Kryemadhi, të cilit në vitin 2015, Ambasada e Shqipërisë në Belgjikë i dha çmimin “Personaliteti Frankofon i vitit”, si vlerësim për kontributin e tij në promovimin e kulturës shqiptare, reagon ndaj vendimit të Gjykatës Speciale

Safet Kryemadhi
Politolog, bashkautor, së bashku me Dastid Milukën, i librit Contes albanais, botuar nga Ovadia.

Autori i raportit ogurzi drejtuar Këshillit të Evropës në fund të vitit 2010, i cili hidhte dyshime të pabesueshme mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për tregti të paligjshme organesh, juristi zviceran Dick Marty kishte deklaruar atëherë se “Drejtësia nuk mund të jetë një kahëshe”. Këtë porosi e dëgjoi shumë mirë Gjykata Speciale e Hagës për Kosovën, e cila sapo dënoi me dënime të rënda burgimi për krime lufte katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.
Të vjen ndër mend “Afishja e Kuqe” e famshme, e shpërndarë nga pushtuesi nazist kundër Rezistencës franceze në shkurt të vitit 1944: “Çlirimtarë? Çlirimi nga Ushtria e Krimit!” Shkurtesa angleze DARVO (Deny, Attack and Reverse Victim and Offender – moho, sulmo dhe përmbys rolet e viktimës dhe autorit) emërton pikërisht këtë strategji të përmbysjes së akuzës, e cila e shndërron viktimën në xhelat të torturuesve të vet.
T’i shpallësh të gjithë fajtorë do të ishte garancia e një neutraliteti absolut të drejtësisë ndaj secilës palë. Por një neutralitet i tillë i përket një drejtësie të verbër ose të manipuluar. Në terrin e luftës, ajo nuk dëshiron të bëjë dallim ndërmjet protagonistëve. Secila palë do të ishte, pashmangshëm, fajtore për krimet. Një luftë çlirimtare nuk do të dallohej më nga një fushatë represioni ushtarak dhe spastrimi etnik. Ky neutralitet ndërmjet dy kauzave të kundërta shpreh një indiferencë morale ndërmjet agresorit dhe atyre që janë viktima të këtij agresion.
Dashëm apo nuk dashëm, pasoja e dyfishtë e këtij parimi është diskreditimi i luftëtarëve të një lufte të drejtë çlirimtare dhe zbutja e fajësisë së shtypësit serb, të angazhuar në një spastrim etnik në shkallë të gjerë. Në këtë drejtim, Shërbimet serbe të inteligjencës me përvojë në veprime të tilla të ulëta, kishin përgatitur për Gjykatën e Hagës një “dokumentacion” voluminoz dhe “dëshmi” për të mbështetur akuzat e pretenduara kundër UÇK-së.
Më shumë se të sillte drejtësi, aktgjykimi i Hagës u ka sjellë një fitore të gjithë atyre që prej kohësh ia mohojnë ligjshmërinë luftës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës. Dhe kjo pa konsideratën më të vogël për viktimat e luftës së viteve 1998–1999 : 13 000 të vrarët, 20 000 gratë e dhunuara dhe 1 600 të zhdukurit, trupat e të cilëve ende nuk janë gjetur.
Por armiqësia ndaj pavarësisë së Kosovës nuk shqetësohet fort nga faktet. Në të majtën ekstreme evropiane nuk durohet mirënjohja e popullsisë shqiptare ndaj NATO-s. Në të djathtën ekstreme, të përfshirë në një betejë nës mes qytetërimeve, shqiptarët konsiderohen si një kërcënim islamist, ndonëse janë populli më proamerikan në botë. Të tjerë kanë parë tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës dorën e krimit të organizuar. Si francezi Pierre Péan, autor i një libri me titull akuzues që shkon deri në absurd : “Një luftë e drejtë për një shtet mafioz”.
Sot, të dënosh drejtuesit e UÇK-së për një shumicë të madhe të shqiptarëve të Kosovës, do të thotë të dënosh figurat prijëse të pavarësisë dhe, rrjedhimisht, në mënyrë të nënkuptueshme, të dënosh vetë pavarësinë.
Në vigjilje të aktgjykimit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, në Prishtinë vdiq pediatrja dhe aktivistja e admirueshme për të drejtat e grave, Flora Brovina. Ndër betejat e saj të shumta, ajo kishte organizuar edhe qendra mjekësore në shtëpi private për të mjekuar gratë shqiptare, të cilave u ishte ndaluar qasja në spitalet publike. E burgosur në prill të vitit 1999, ajo përjetoi tortura dhe inskenimeve të ekzekutimit. Flora Brovina u lirua në fund të vitit 2000 falë trysnisë ndërkombëtare.
Pas daljes nga burgu, ajo, e cila ishte anëtare e së njëjtës parti me Hashim Thaçin (Partisë Demokratike të Kosovës) iu drejtua e emocionuar presidentit të ardhshëm që do të dënohej në Hagë dhe luftëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodheshin aty : “Djemtë e mi, sa shumë më keni munguar… Jam gjithmonë me ju.”
Dy javë më parë kishte vdekur gjenocidari Ratko Mladić, në një burg të Hagës, ku ishte dënuar me burgim të përjetshëm. I glorifikuar për krimet e tij, ai gëzoi të drejtën e organizimit shtetëror të funeralit, të cilin e përcollën mijëra bashkëkombës të tij, në prani të ambasadorit të Rusisë.
Koincidenca e këtyre ngjarjeve na rikujton se kush çfarë bënte në fund të shekullit XX në Ballkan dhe, në veçanti, në Kosovë. Mladić fshihej me ndihmën e shërbimeve ushtarake serbe dhe vazhdonte ta merrte rregullisht pensionin deri në kohën kur u arrestua dhe u dërgua në Hagë.
Ndërkaq Hashim Thaçi kishte dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës për t’u paraqitur vullnetarisht para Gjykatës Speciale të Hagës dhe për t’iu përgjigjur akuzave të ngritura kundër tij. Dy qëndrime të kundërta, por, sipas aktgjykimit të Hagës, e njëjta fajësi.
“Drejtësia e skajshme është fyerje”, paralajmëronte Montesquieu. Një fyerje ndaj viktimave shqiptare.

Le verdict de La Haye: une victoire serbe

Safet Kryemadhi, Politologue

Auteur du funeste rapport au Conseil de l’Europe fin 2010 soupçonnant l’Armée de Libération du Kosovo d’un improbable trafic d’organes, le juriste suisse Dick Marty avait alors déclaré que « la Justice ne peut être à sens unique ». Le Tribunal spécial de La Haye pour le Kosovo l’a parfaitement entendu qui vient de condamner à de lourdes peines de prison pour crimes de guerre les quatre anciens dirigeants de l’Armée de libération du Kosovo (ALK) Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli et Rexhep Selimi
On ne pense alors à la fameuse Affiche rouge diffusée par l’occupant nazi contre la Résistance française en février 1944 : « Des libérateurs ? La Libération par l’Armée du crime ! » L’acronyme anglais Darvo ( Deny, Attacks and Reverse Victim and Offender) identifie cette stratégie d’inversion accusatoire qui fait de la victime le bourreau de ses tortionnaires. Déclarer tout le monde coupable serait la garantie d’une absolue neutralité de la Justice envers chaque camp. Mais une telle neutralité relève d’une Justice aveugle ou manipulée. Dans la nuit de la guerre elle ne veut pas faire la différence entre les protagonistes. Chaque camp est inévitablement fauteur de crimes. Une lutte de libération ne se distinguerait plus d’une campagne de répression militaire et de purification ethnique. Cette neutralité entre deux causes opposées manifeste une indifférence morale entre agresseur et agressé.
Le double résultat, nolens volens, de ce principe est de discréditer les combattants de la guerre juste d’émancipation et d’atténuer la culpabilité de l’oppresseur serbe, engagé dans un nettoyage ethnique à grande échelle. Les services de renseignements serbes, expérimentés dans les basses manœuvres, avaient à cet égard préparé pour le Tribunal de La Haye une imposante « documentation » et des « témoignages » pour étayer les prétendues accusations portées contre l’ALK.
Le jugement de la Haye n’a pas tant rendu la Justice qu’apporté une victoire à tous ceux qui, depuis longtemps, nient toute légitimité à la lutte de libération des Albanais du Kosovo. Sans la moindre considération pour les victimes de la guerre de 1998-1999 : les 13.000 personnes tuées, les 20.000 femmes violées et les 1600 disparus dont on n’a toujours pas retrouvé les corps.
Mais l’hostilité à l’indépendance du Kosovo ne s’embarrasse pas des faits. Dans l’extrême gauche européenne on ne supporte pas la gratitude de la population albanaise envers l’OTAN. A l’extrême-droite engagée dans un combat civilisationnel, on considère les Albanais comme une menace islamiste, quand bien même c’est le peuple le plus américanophile du monde. D’autres ont vu dans l’Armée de Libération du Kosovo la main de la criminalité organisée. Comme le Français Pierre Péan, auteur autrefois d’un livre au titre ridiculement accusateur : « Une guerre juste pour un Etat mafieux ». Condamner les dirigeants de l’ALK signifie aujourd’hui pour une grande majorité des Albanais du Kosovo, condamner les figures tutélaires de l’indépendance et donc, implicitement, l’indépendance elle-même.
La veille du jugement des anciens dirigeants de l’ALK mourait à Prishtina la pédiatre et admirable militante des droits des femmes Flora Brovina. Parmi ses nombreux combats, elle avait notamment organisé des centres médicaux dans des maisons privées pour soigner les Albanaises interdites d’accès aux hôpitaux publics. Incarcérée en avril 1999, subissant la torture et des simulations d’exécutions, Flora Brovina fut libérée à la fin 2000 grâce aux pression internationales.
A sa sortie de prison, celle qui était membre du même parti qu’Hashim Thaçi ( le Parti démocratique du Kosovo) déclara émue au futur condamné de La Haye et aux autres combattants de l’Armée de libération du Kosovo présents : « Mes garçons, vous m’avez tellement manqué… Je suis toujours avec vous. »
Deux semaines plus tôt c’est le génocidaire Ratko Mladic qui mourait dans une prison de La Haye où il avait été condamné à la prison à vie. Glorifié pour ses crimes, il a eu droit à des funérailles d’Etat suivie par des milliers de compatriotes en présence l’ambassadeur de Russie. La coïncidence de ces événements nous rappelle qui faisait quoi à la fin du XXe siècle dans les Balkans et en particulier au Kosovo. Mladic se cachait avec l’aides des services militaires serbes et percevait régulièrement sa pension quand il fut arrêté et déféré à La Haye.
Hashim Thaçi avait lui démissionné de la présidence du Kosovo pour se présenter volontairement au Tribunal spécial de La Haye et répondre aux accusations portées contre lui. Un Tribunal dont un vote déplorable de l’Assemblée du Kosovo en 2015 avait approuvé la constitution. Deux attitudes opposées mais une même culpabilité d’après le verdict de La Haye. « L’extrême justice est une injure », avertissait Montesquieu. Une injure faite aux victimes albanaises.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, së bashku me kolegë-deputetët e…