Kosova fiton shtatë medalje në Kampionatin Ballkanik të Mundjes
06 tetor 2026
| 10:56
Mundësit nga Kosova kanë shënuar rezultate të mira në Kampionatin Ballkanik të Mundjes, i cili është zhvilluar në Koprivnicë të Kroacisë.
Përfaqësuesit e Kosovës kanë fituar gjithsej shtatë medalje në kategoritë U20, U17 dhe U15, duke u renditur mes sportistëve të dalluar të garës.
Sipas njoftimit të KOK-ut, në kategorinë U20 për femra, medalje të argjendta kanë fituar Lonisa Reka, Dorentina Nezaj dhe Lorena Duraj.
Ndërkaq, në kategorinë U17, Harun Shipkovica është stolisur me medalje të argjendtë, ndërsa Flutura Zeneli ka fituar medalje të bronztë.
Në kategorinë U15, medalje të bronzta kanë fituar Adis Berisha dhe Jahja Shipkovica.



