Haziri: Protesta ishte e qetë deri kur policia reagoi brutalisht, një shoku ynë ia thyen edhe këmbën

06 tetor 2026 | 11:42

Organizatori i protestave të përnatshme në shesh, nën parullën “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, e ka quajtur të papranueshme sjelljen e policisë dje, ndërsa ka shprehur keqardhje për të gjitha incidentet.

Haziri ka kërkuar edhe sot miratimin përfundimtar të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

“Unë sot u bashkova bashkë me veteranët, pasi ishte një thirrje e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për protestë dhe tani u bashkuam. Ndërsa “Jo në emrin tim” kemi thirrur protestë gjithëpopullore për orën 12:00. Kjo nuk i përjashton protestat njëra-tjetrën. Jemi të gjithë bashkë këtu në sheshin “Skënderbeu”, tash e 21 ditë”, ka thënë ai.

Haziri ka thënë se ndjen keqardhje për çdo incident, por ka shtuar se Policia e ka nisur eskalimin.

“Jemi munduar në vazhdimësi që protesta të jetë e qetë, deri kur Policia ka gjuajtur gaz lotsjellës, e njërit nga shokët tanë ia kanë thyer edhe këmbën”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk e kupton se si Policia është ndikuar që të reagonte ashtu ndaj protestuesve.

“Zëri ynë nuk është dhuna e huliganizmi”, ka thënë ai.

Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti “po tenton të na i marrë edhe sheshet”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Luis de la Fuente ka lavdëruar dëshirën e pandalshme të…