Jashari: Sheshet janë të mbushura me kërkesë për liri, Projektligji të kalojë sot
06 tetor 2026
| 12:19
Kryetari i familjeve të dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka deklaruar sot para protestueseve në sheshin “Skënderbeu”, se sheshet në Prishtinë janë mbushur me qytetarë që kërkojnë lirinë e çlirimtarëve.
Jashari tha se kërkesa e protestuesve është e drejtë dhe se institucionet duhet të marrin vendimin e duhur, duke bërë thirrje që Projektligji për Dhomat e Specializuara të miratohet sot edhe në leximin e dytë.
Ai kritikoi Gjykatën Speciale, duke thënë se ajo ka goditur luftën e UÇK-së dhe shtetësinë e Kosovës.
Jashari gjithashtu iu bëri thirrje pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që të mos e teprojnë me veprimet e tyre, duke theksuar se nga protestat e mbrëmshme ka persona të lënduar, përfshirë veteranë dhe qytetarë.



