Fiorentina monitoron Hysajn
Pas Bolognas, një skuadër tjetër nga Serie A e Italisë ka shprehur interesim për Elseid Hysajn. Është bërë me dije se Fiorentina po monitoron situatën e mbrojtësit të krahut të djathtë, i cili kohët e fundit ka pasur kontakte me disa skuadra.
Hysaj aktualisht është i grumbulluar me Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa është futbollist i lirë që nga muaji korrik, kur i ka skaduar kontrata me Lazion.
Ai është në kërkim të një klubi të ri dhe Fiorentina ka dalë së fundmi në skenë për Hysajn, i cili është kërkuar edhe në Rusi. Krahas Fiorentinës dhe Bolognas, në Itali Hysaj është kërkuar edhe nga Lecce, që garon në Serie A, si dhe nga Ascoli, e cila është pjesë e kategorisë së dytë të futbollit italian.
Mbetet të shihet gjatë kësaj jave se cila do të jetë e ardhmja e Hysajt, i cili, krahas Lazios, ka bërë karrierë edhe te Napoli e Empoli.



