Mjaftë është mjaftë, mos shkelni mbi gjakun tonë

06 tetor 2026 | 14:48

Shkruan: Astrit Gashi 

Sot është tepër vonë, por heshtja është tradhti! Nuk mund të rrimë më duarkryq përpara kësaj gjendjeje mjerane e të padurueshme, ku e ka katandisur vendin kjo klasë e poshtër, e korruptuar dhe e degjeneruar politike.

Këta monstra politike që sot mbajnë me thonj karriget e pushtetit nuk janë përfaqësues të popullit ata janë thjesht uzurpatorë të interesave kombëtare, tregtarë të fëlliqur të fatit të atdheut dhe shfrytëzues të pashpirt të gjakut, djersës e sakrificës shekullore të këtij populli!

Por kjo kastë e degraduar dhe antikombëtare nuk ra nga qielli: e keni votuar ju se paku 100 po!

Keni sjellë në Kuvend njerëz pa pikë kredibiliteti, individë pa asnjë fijë integriteti, pa asnjë kontribut kombëtar e pa asnjë vizion për të ardhmen e plleshmërinë e kësaj toke.

Me dorën tuaj jo vetem sot por me dekada keni ngritur në krye të shtetit njerëz që dinë vetëm të zhvasin e të gllabërojnë, por kurrë të japin.

Ndërkohë, djemtë e vajzat që i dhanë çdo gjë këtij vendi, ata që me gjakun e tyre sollën lirinë dhe ngritën flamurin e UÇK-së, sot janë anatemuar, harruar, nxjerrë në pazar dhe lënë në baltë nga vetë shteti i tyre!

Sot përfundimisht e keni kuptuar të vërtetën e hidhur e të përgjakshme: të gjitha të këqijat, zhgënjimet dhe goditjet më të rënda këtij populli nuk i kanë ardhur vetëm nga armiqtë e jashtëm shekullorë, por po aq fuqishëm edhe nga tradhtarët e brendshëm! Nga ata mjeranë që me slogane të rreme partie e me fraza patriotike falso po e brejnë dhe po e shesin atdheun nga brenda. Po e vrasin Kosovën tonë.

Meritokracia, dinjiteti kombëtar dhe vlera po shkelen e po përdhosen pa mëshirë kudo ku ka frymë shqiptari. Arsimi, shëndetësia dhe drejtësia janë kthyer në vegla të poshtra të pushtetit, ndërsa rinia gjaku i ri i kombit po detyrohet të braktisë tokën e të parëve sepse nuk gjen ajër në një sistem ku sundon servilizmi, nepotizmi, korrupsioni dhe pabesia kombëtare.

Protesta kundër Gjykatës Speciale pa organizim të mirëfilltë, pa dinjitet shtetëror e pa asnjë strategji kombëtare! E kam thënë me dhjetëra herë: kjo gjykatë mbrapsht filloi e mbrapsht doli!

Pa mbrojtje adekuate e pa mbrojtje institucionalo-shtetërore, paditësit e dëshmitarët u bënë pasqyrë e turpshme e një sistemi të mekur, të mbetur peng i mentalitetit të dikurshëm të UDB-së Jugosllave. Çfarë mjerimi kombëtar! Kur edhe nje subjekt politik siq është LDK dje doli me qendrim si të listes serbe.

Sot populli nuk duhet të sulmojë objektet e shtetit sepse shteti është gjak i derdhur, është i yni, është i shenjtë por duhet të kërkojë prerazi, me grusht të ngritur e pa asnjë kompromis: LLOGARIDHËNIE!

Llogaridhënie të rreptë nga ata falimentues moralë që e sollën Kosovën në këtë udhëkryq të rrezikshëm e të turpshëm pse jo për nje shumice edhe koshin e plehrave. Policia dhe udheheqesit e saj duhet të jenë me popullin sepse revolta e popullit se pari i hanë kokat e tyre.

Dhe përgjegjësia nuk bie vetëm mbi këta politikanë pa shpirt, por mbi të gjithë ata që mbyllën sytë, që shitën votën për një interes të ndyrë të ngushtë apo që ngritën në piedestal
njerëz pa integritet për t’i përfaqësuar. Kosova nuk mund të dergjet më në këtë llum!

Kosova meriton, kërkon dhe do të marrë me çdo kusht një klasë tjetër politike burra e gra me dinjitet të hekurt, me arsim të lartë, me moral të pastër e me përkushtim të patundur e të pafundëm ndaj Flamurit dhe Atdheut!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, gjatë hyrjes në objektin e Kuvendit është…