Tahiri ua përcjell deputetëve ftesën për seancë të jashtëzakonshme
06 tetor 2026
| 15:06
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ua ka përcjellë grupeve të tjera parlamentare ftesën për mbështetje dhe pjesëmarrje në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.
“Sot, si kryetar i grupit parlamentar të PDK-së, u kam përcjellë të gjitha grupeve parlamentare dhe, përkatësisht, secilit deputet, ftesën për mbështetje dhe pjesëmarrje në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit. Pika e vetme: shqyrtimi dhe miratimi në lexim të dytë i Projektligjit për Dhomat e Specializuara. UÇK-ja duhet të na bashkojë!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.



