Hamza: Vendi po shkon në zgjedhje për shkak të LV-së, s’kanë pasur qëllim ta miratojnë në dy lexime Ligjin për Specialen

06 tetor 2026 | 17:29

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se, nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të reja, një gjë e tillë, sipas tij, po ndodh për shkak të projektit politik të LV-së për një skenar të tillë.

Hamza ka thënë se, duke qenë se Ligji ka kaluar në lexim të parë, i bie që LV-ja s’ka pasur qëllim ta miratojë Ligjin në lexim të dytë.

“Çdo orë që kalon e pamundëson aprovimin e ligjit në dy lexime. Koha e mjaftueshme veç po kalon. Edhe herave të kaluara vendi ka shkuar në zgjedhje si projekt i LV-së, z. Kurti. Edhe kësaj radhe, vendi që shkon në zgjedhje shkon si projekt i LV-së. Sepse LV-ja i do krejt për veti, edhe ato që s’i takojnë”.

“Sot del, thotë se i kemi 11 vota të LDK-së e votat tona, e po ia lypim votat PDK-së. Kam besuar që Ligji do të kalojë në dy lexime, përveç mungesës së vullnetit politik. Nëse Ligji dje ka kaluar, ka mundur të kalojë me shmangie sipas nenit 123. Sot kishim ardhur, ndoshta kishim votuar në marrëveshje me presidentin. Kjo është e saktë. Sipas të gjitha gjasave, për shkak të projektit politik të LV-së vendi po shkon në zgjedhje. Do të jetë kosto për Kosovën. Kanë bërë veprime të planifikuara pa dashur të ketë rezultat. S’kanë pasur qëllim ta aprovojnë në dy lexime”, ka shtuar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar…