Albin Kurti e poshtëron në konferencë Lumir Abdixhikun: Erdhi me folë në emër të 18 deputetëve, tash i ka veç 12

06 tetor 2026 | 17:40

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk ka komunikuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, pasi marrëveshja e arritur me të që Bekim Sejdiu të jetë kandidat i përbashkët për president është bërë e parealizueshme, pasi gjashtë deputetë të LDK-së kanë dalë kundër marrëveshjes.

Kurti, në një konferencë për media, ka thënë se Abdixhiku “e ka kry punën”, por e ka kritikuar veçanërisht për faktin që “18-shi” i deputetëve të LDK-së “ra në 12”.

“Tash, kryetari i LDK-së është e vërtetë që e ka kry punën, por ku ka negociuar me mua, ka negociuar në emër të 18 deputetëve. Marrëveshja u bë në emër të 18 deputetëve, vendimi i Kryesisë së LDK-së është në emër të 18 deputetëve. Dhe mandej ky 18-shi ra në 12 dhe na e pamundësoi zgjedhjen e Bekim Sejdiut”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se do të duhej të konsiderohej se LDK-ja ia ka LVV-së “borxh gjashtë deputetë”.

“Tash, në çdo situatë të ngjashme duhet të konsiderohet që Lidhja Demokratike e Kosovës, Vetëvendosjes ia ka borxh gjashtë deputetë. Se ai është marrë vesh me mua në emër të 18 deputetëve. Tash i ka 12. Por ai s’ka ardhë me folë në emër të 12-ve. Ka ardhë me folë në emër të 18-ve. Unë kam shku me folë në emër të 53-ve dhe 53 janë. Kam shku me folë në emër të 62-ve dhe 62 janë. Ai ka ardhë me folë në emër të 18-ve dhe veç 12 janë”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se do të flasë sërish me Abdixhikun.

“Unë do të komunikoj prapë me të. Me të s’kam nevojë për ndërmjetësues dhe shpresoj që nuk më duhet ta kem nevojën për këtë gjë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti…