Haradinaj e quan ‘keqbërës patologjik’ Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

06 tetor 2026 | 17:41

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë mbetur më pak se shtatë orë për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po e çon vendin drejt zgjedhjeve dhe se po i jep goditje UÇK-së dhe Kosovës, ka raportuar “Ekonomia Online”.

Haradinaj ka bërë thirrje për bashkim të deputetëve dhe miratimin e ligjit, duke thënë se ai nuk është ligj i një partie politike, por i 91 deputetëve.

“Kanë mbetë edhe më pak se shtatë orë kohë për ta votuar ligjin, ky ligj nuk është i një partie politike, por i 91 deputetëve. Është shumë e pahijshme që të lihet në gjysmë ky ligj. Është koha që të bashkohemi e të mos turpërohemi para historisë, kështu do të duhej të ishte, për këtë jemi zgjedhur. Sot ranë maskat, Kurti e ktheu edhe ligjin, edhe vendin. Kurti i dha një goditje të rëndë edhe UÇK-së, Kurti po e dërgon vendin në zgjedhje. Kjo është hera e katërt që po e dërgon vendin në zgjedhje i njëjti person, i njëjti vendimmarrës. Kjo shpjegohet kështu, ky do me ia dhënë edhe një goditje Kosovës. Ky po punon që me e zhbë Kosovën. Kosova është më e madhe se ky keqbërës patologjik, ne si Aleancë kemi qenë të kujdesshëm dhe jemi mundur që të shtrijmë dorën”, ka thënë ai.

Haradinaj ka akuzuar Kurtin se, që nga 8 korriku, sipas tij, ka vepruar me qëllim të konsumimit të afateve kushtetuese.

“Gjithçka është bërë në bazë të skenarit të Kurtit. Prej 8 korrikut Kurti është kujdes që të konsumojë kohën kushtetuese. Edhe pyetjen që e ka dërguar sot u.d. presidentja ka mundur me dërguar para dy jave. Pse e ka dërguar vonë, që me fitu edhe ndonjë ditë që me u bërë zgjedhjet në dhjetor”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk ka komunikuar me…