Kandidatja e radhës për presidente? Kurti propozon Justina Shiroka-Pukën: “Le ta bindë Bedri Hamza atë, ne e votojmë”
Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti e ka propozuar Justina Shiroka-Pulën për president.
Këtë e ka bërë në një konferencë për media, transmeton Periskopi.
Pjesë nga konferenca:
Pas refuzimit të Bekim Sejdiut për president, kryetari I PDK-së refuzoi që të votohet ligji, pastaj presidenti. Me këtë rast kryetari Hamza refuzoi Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin, tha se ata janë politikë dhe të papranueshëm.
E dëgjova kritikën e tij lidhur me atë se Konjufca na qenka politikë e partiak, e në anën tjetër Rushiti na qenka fortë VV. Atëherë më lejoni, propoziimin tonë ta modifikoj. Kryetari I PDK-së, Bedri Hamza le të del publikisht sonte që 22 deputetët e PDK-së zotohen se marrin pjesë në votimin për president, ne do të ja votojmë paraprakisht, e ka votën tonë. Mandaj votimin për president, profesoresha Justina Shiroka-Pula.



