Gjini: Kurti tregoi se sa i pandershëm, mashtrues dhe brutal është ndaj qytetarëve

06 tetor 2026 | 21:52

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me zhvillimet e fundit politike.

Gjini ka deklaruar se Kurti po e sheh situatën politike si një përballje në të cilën ka dëmtuar PDK-në dhe LDK-në, por njëkohësisht ka ekspozuar edhe mënyrën se si ai e ushtron politikën.

“Po i duket që i dërrmoi PDK-në dhe LDK-në, por po harron se në të njëjtën kohë e zbuloi edhe veten, se sa i pandershëm, sa mashtrues dhe sa brutal është kundër qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Gjini.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar kryeministrin në detyrë,…